Nait Hasani me Bedri Hamzën në Prizren: Shëtitje në Shadërvan, në zemrën e qytetit historik

21 dhjetor 2025 | 15:58

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Nait Hasani, i cili në zgjedhjet e ardhshme garon me numrin 42, ka zhvilluar një shëtitje në Shadërvan, në qendrën historike të Prizrenit, së bashku me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, si dhe kandidatët për deputetë nga ky qytet, duke u takuar dhe bashkëbiseduar me qytetarët.

“Një shëtitje në Shadërvan, në zemrën e Prizrenit, me Kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza, Kryetarin e qytetit tonë Shaqir Totaj dhe kandidatët për deputet nga qyteti ynë. Mes qytetarëve, me respekt për traditën dhe me vizion të qartë për të ardhmen”, ka shkruar Hasani.

Ai ka theksuar rëndësinë e afërsisë me qytetarët dhe respektin për trashëgiminë kulturore të Prizrenit, duke nënvizuar vizionin e PDK-së për zhvillimin e vendit.

#PDK130 ✔️

#BedriHamzaKryeministër1 ✔️

#NaitHasani42 ✔️

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…