
11 385 të infektuar në Brazil në 24 orët e fundit
14 maj 2020
| 10:37
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetit në Brazil, një rekord i ri i infektuarve me virusin Korona është regjistruar dje në këtë vend. Në 24 orët e fundit janë infektuar me COVID-19 11 385 persona. Me këta, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Brazil ka shkuar në 188 974.
Sipas të dhënave zyrtare të shtetin brazilian, kjo është shifra më e lartë e regjistruar në vend që nga fillimi i pandemisë. Ndërkaq, sa iu përket të vdekurve në 24 orët e fundit nga COVID-19 ,kanë humbur jetën 749 vetave e numri i përgjithshëm ka shkuar në 13 149.
Numri i viktimave nga COVID-19 në botë është 290 838, kurse i të infektuarve 4 247 709.
(B. D.: ‘Epoka e re’)