
11 persona vdiqën në aksidente trafiku vetëm në muajin shtator
06 tetor 2021
| 16:19
Vetëm brenda muajit shtator, 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të trafikut.
Pesë prej tyre ishin drejtues të automjeteve, pesë këmbësorë dhe një motoçiklist.
Nga Policia e Kosovës kanë apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik.
“Mos mbaj kufje gjatë kalimit të rrugës”, “Kurrë mos kalo rrugën duke vrapuar”, “Qëndro i vëmendshëm gjatë kalimit të rrugës”, etj., ishin vetëm disa nga porosit e dhëna nga policia e të cilat iu drejtohen këmbësorëve.