11 persona vriten në dy sulme në Gjermani

20 shkurt 2020 | 10:20

Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur si pasojë e dy sulmeve me të shtëna me armë zjarri në qytetin perëndimor gjerman, Hanau, kanë raportuar mediat lokale.

Pesë persona është raportuar të jenë plagosur pasi një sulmues i panjohur ka sulmuar dy bare.

Sipas raportimeve, sulmi i parë ka ndodhur në qendër të qytetit, derisa i dyti në lagjen Keselshtadt.

I dyshuari është gjetur më vonë i vdekur në shtëpinë e tij, së bashku me trupin e një personi të dytë.

Policia ka thënë  se i dyshuari vrau veten.

Revista “Bild” ka raportuar se ai ishte një shtetas gjerman dhe kishte licencë për armë zjarri.

Sipas “Bild” i dyshuari ka shprehur pikëpamje të ekstremit të djathtë në një letër dhe një video, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Hanau, gjendet 25 kilometra në lindje të Frankfurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, avokati, Nuhi Krasniqi, është…