11 raste të reja me Covid në Kosovë

14 maj 2022 | 14:35

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, nga 646 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.740.

Në total numri i rasteve aktive është 339.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 136 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.781 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Po ashtu deri më sot janë dhënë 102.326 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Romelu Lukaku, ka vendosur që t’u mbyllë gojën të gjithëve…