11-shi i AAK-së: Do të fillojmë programin për stërvitjen e të rinjve 18-25 vjeç për mbrojtje dhe siguri

14 dhjetor 2025 | 11:14

Kandidati për deputet i AAK-së, me numër 11, Burim Ramadani, ka dalë me një propozim për programin special për trajnimin e të rinjve për mbrojtje dhe siguri.

Ai ka thënë se ata do të stërviten nga ushtria e policia.

“Program Special: Rinia do të stërvitet nga Ushtria e Policia. Do të fillojmë programin për stërvitjen e të rinjve 18-25 vjeç për mbrojtje dhe siguri. Në 7-vjetorin e themelimit të Ushtrisë, prezantojmë programin special për stërvitjen e rinisë tonë nga Ushtria e Policia. Kjo do të përfshijë programe pranverore, verore, vjeshtore dhe dimërore në pjesë të ndryshme të Kosovës, ku të rinjtë do të aftësohen në përkrahje të Ushtrisë, Policisë, Emergjencave dhe të Zjarrëfikësve në rast nevoje. Ne e dimë që rinia jonë është e guximshme dhe e do Kosovën”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së, ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj,…