11-shi i AAK-së: Për ta siguruar shtetin duhet ta ndërrojmë pushtetin!
24 dhjetor 2025
| 11:27
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 11, Burim Ramadani, ka thënë se për ta siguruar shtetin duhet ta ndërrojmë pushtetin!
“Mjaft është mjaft. Janë bërë vite që veç propagandë dëgjojmë, por assesi veprime shtetërore për t’u hequr telashet e popullit e shtetit. Jemi pa zhvillim në ekonomi e me shumë varfëri. Rinia po braktis Kosovën pa shpresë. E këta merren me kush-kujt po i bën intriga”, ka shkruar ai në “Facebook”.



