11-shi i AAK-së: Programi ynë në mbrojtje e siguri është i pakrahasueshëm (video)
26 dhjetor 2025
| 14:30
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 11, Burim Ramadani, përmes një video krah liderit të tij, Ramush Haradinaj, ka prezantuar pjesë të programit për mbrojtje e siguri.
Ramadani ka thënë se programi i AAK-së në mbrojtje e siguri është i pakrahasueshëm.
“Ju ftoj të na votoni #AAK129 për të na dhënë mundësinë që ta zbatojmë këtë program. Sepse, mbrojtja e siguria janë prioriteti ynë. Është baza për qëndrueshmërinë e shtetit tonë. Kemi ekspertizën dhe programin më të mirë. Kam parë e analizuar programet tjera në këtë fushë dhe jam krenar që koncepti ynë është i pakrahasueshëm. Ne jemi në krah të mbrojtjes e sigurisë së shtetit”, ka thënë Ramadani.



