11-shi i LDK-së, Xhafer Gashi

09 dhjetor 2025 | 19:20

Ish-kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, është kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, si pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gashi garon me numrin 11 në listën zgjedhore të kësaj partie.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi publik, ku ka theksuar se kandidatura e tij vjen pas një angazhimi shumëvjeçar në institucione dhe në shërbim të qytetarëve.

Gashi ka kujtuar angazhimin e tij gjatë luftës si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe tre mandatet në krye të Komunës së Obiliqit, për të cilat tha se janë shoqëruar me projekte zhvillimore dhe punë në interes të komunitetit.

“Pas tre mandateve si Kryetar i Komunës së Obiliqit, jam i gatshëm të përfaqësoj me nder dhe përgjegjësi të gjithë qytetarët e Kosovës në Kuvend,” ka deklaruar ai.

Në fund, Gashi u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhje të votojnë “për punë, jo për premtime”, duke e shoqëruar njoftimin me moton “Zgjedh shpresën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Byroja Federale e Hetimeve në SHBA (FBI), ka ndihmuar Kosovën…