11-shi i LDK-së, Xhafer Gashi: Besimi i qytetarëve i palëkundur në rrugën e ndryshimit

29 janar 2025 | 23:36

Kandidati i LDK’së për deputet, Xhafer Gashi, ka thënë se pa mbështetje të fuqishme për Lidhjen Demokratike të Kosovës në Torinën e Lipjanit. Gashi tha se takimi madhështor atje dëshmoi besimin e palëkundur të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Torina e Lipjanit në mbështetje të fuqishme për LDK-në.

Pas takimeve në Mazgitin e Lartë, vazhduam rrugëtimin tonë në Torinë të Lipjanit, ku na priti një atmosferë entuziaste dhe një mbështetje e jashtëzakonshme për LDK-në.

Ky takim madhështor dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur të qytetarëve në rrugën e ndryshimit të drejtë dhe të domosdoshëm për vendin tonë.

Faleminderit, Torinë e Lipjanit, për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme dhe për besimin që po i jepni LDK-së! Bashkë bëhemi ndryshimi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot një tubim…