
11-shi i PDK-së, do të jetë zë i fuqishëm në mbrojtje të interesit publik në asamblenë komunale të Gjakovës
Gani Hajdari, drejtor aktual i drejtorisë së Bujqësisë në komunën e Gjakovës është kandidat me numër 11 për në asamblenë komunale të Gjakovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Hajdari i cili garon me numrin 11 në listën zgjedhore të PDK-së ka thënë se “kam vendosur që terë përvojën dhe energjinë time t’ia kushtoj një faze të re të angazhimit tim, si kandidat për Asamblenë Komunale të Gjakovës, me numrin 11 në listën zgjedhore të PDK-së”
Postimi i plotë i 11-shit të PDK-së në Gjakovë, Gani Hajdari:
Të nderuar qyterarë te Gjakovës, miq, familjarë dhe bashkëpartiak,
Gjatë katër viteve të fundit, kisha privilegjin të shërbej në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, duke u përpjekur me përkushtim te ofroj shërbim për te gjithë fermerët dhe qytetarët pa dallim.
Ky angazhim ishte një rrugëtim i bashkëpunimit, sfidave dhe rezultateve më të mira deri me tani ne Drejtorinë për Bujqësi.
Tani, kam vendosur që terë përvojën dhe energjinë time t’ia kushtoj një faze të re të angazhimit tim, si kandidat për Asamblenë Komunale të Gjakovës, me numrin 11 në listën zgjedhore të PDK-së.
Zotohem të jem zë i fuqishëm ne Kuvendin Komunal Gjakovë duke mbrojtur interesin publik, qytetar pa dallim.
Bashkë do të vazhdojmë punën pa ndalur në shërbim te vendit tonë!
Na priftë e mbara!
#11