11-shi i PDK-së, Jakup Nura – një rrugëtim i gjatë në shërbim të Kosovës

23 dhjetor 2025 | 16:31

Jakup Nura, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili në listën zgjedhore garon me numrin 11, ka një histori të gjatë dhe të dëshmuar angazhimi për Kosovën. Që nga përpjekjet për liri si bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari, e deri te kontributi i tij politik dhe shoqëror pas luftës, Nura ka qenë vazhdimisht në shërbim të vendit.

Si anëtar i Kryesisë së PDK-së dhe deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, Jakup Nura ka gëzuar përkrahje të madhe qytetare. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, ai fitoi 26 mijë e 635 vota besimi, duke konfirmuar mbështetjen e gjerë për angazhimin dhe vizionin e tij.

Edhe në këto zgjedhje, Jakup Nura kërkon sërish përkrahjen e qytetarëve, me synimin për të vazhduar punën në shërbim të Kosovës, familjeve të dëshmorëve, veteranëve të luftës dhe të gjithë qytetarëve që besojnë në një të ardhme më të mirë për vendin.

Me përvojën, përkushtimin dhe integritetin e tij, Jakup Nura vlerësohet si një personalitet i merituar dhe i denjë për të përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Kosovës.

#PDK130 #JakupNura11

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Alberto Gilardino është pranë shkarkimit…