11-shi i PDK-së për asamblist të Gjakovës kërkon besimin e qytetarëve

22 shtator 2025 | 16:54

Gani Hajdari, drejtor aktual i Drejtorisë së Bujqësisë në komunën e Gjakovës, është kandidat me numër 11 për në asamblenë komunale të Gjakovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Hajdari është duke bërë fushatë jashtëzakonisht të mirë. Ai është duke vizituar lokalitete të ndryshme në gjithë territorin e Gjakovës, duke taku shtresa të ndryshme të qytetarëve.

Gani Hajdari, gjatë mandatit të tij si drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Gjakovës, është shndërruar në një emër që lidhet ngushtë me zhvillimin rural dhe fuqizimin e fermerëve. Katër vitet e fundit kanë qenë periudhë e veçantë për bujqësinë e kësaj komune, më shumë subvencione se kurrë më parë, mbështetje direkt për fermerët dhe investime në infrastrukturë.

Hajdari dëshiron që punët e lëna në gjysmë, t’i realizoj tani me një shtyrje edhe më të madhe si asamblist i kuvendi komunal të Gjakovës. Prandaj Hajdari kërkon besimin qytetar që t’i realizoj premtimet e tij dhe të kandidatin për kryetar të Gjakovës nga radhët be PDK-së, Ervin Shabani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është duke…