11 Shtatori, kujtesë dhe thirrje për luftë kundër terrorizmit

11 shtator 2025 | 10:02

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, gjenerali në pension, Hisen Berisha, ka përkujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorit në ShBA.

Ai ka shkruar në rrjetet sociale se 11 Shtatori, është dita kur bota u trondit nga sulmet më të rënda terroriste në historinë moderne.

“Ishte një akt barbarie që goditi zemrën e demokracisë amerikane, por njëkohësisht edhe themelet e paqes e sigurisë globale”.

“11 Shtatori, na kujton se terrorizmi nuk njeh kufij, fe apo kombe. Është një e keqe që synon të shkatërrojë vlerat më të shenjta të njerëzimit – lirinë, demokracinë, sigurinë, dhe të drejtën për të jetuar në paqe. Prandaj, bota duhet të qëndrojë e bashkuar në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar ai.

Berisha ka theksuar se çdo shtet, çdo institucion dhe çdo qytetar, ka përgjegjësinë të mbrojë paqen dhe demokracinë, duke mos lejuar që urrejtja dhe dhuna të triumfojnë mbi jetën dhe të ardhmen tonë të përbashkët.

“Përkujtimi i 11 Shtatorit është edhe një betim i përhershëm që kurrë më të mos lejojmë që ideologjitë e errësirës të marrin peng botën. Vetëm duke u bashkuar në vlerat e lirisë, drejtësisë dhe solidaritetit, mund të ndërtojmë një të ardhme ku paqja është më e fortë se terrori dhe ku demokracia mbrohet nga çdo kërcënim”.

“Bashkëndjejmë me familjet e viktimave të 11 Shtatorit dhe popullin amerikan!
Mbështetje e respekt për të gjithë ata që sot vazhdojnë të luftojnë për një botë të lirë, të sigurtë e pa terrorizëm, dhe me paqe të qëndrueshme”, ka shkruar Hisen Berisha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Timothy Ash Sinjale të qarta po vijnë si nga Moska…