11 të lënduar me thikë në një supermarket në Michigan

27 korrik 2025 | 09:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Traverse, Michigan, ku të paktën 11 persona janë shtruar në spital pas një sulmi me thikë në një supermarket Walmart, njoftoi policia lokale.

Sipas Fox News, i dyshuari për sulmin është arrestuar në vendngjarje.

Sherifi i Qarkut Grand Traverse, Michael Shea, deklaroi në një raport fillestar të policisë se:

“Një burrë 42-vjeçar, duke vepruar i vetëm, hyri në dyqanin në Traverse dhe ‘qëlloi me thikë rreth një duzinë personash me një thikë të palosshme’.”

Autoritetet ende nuk kanë bërë publik identitetin e të dyshuarit, i cili u arrestua brenda pak minutash, ndërkohë që disa kalimtarë ndihmuan në kapjen e tij dhe ofruan ndihmë për viktimat.

Sipas spitalit Munson, gjendja e të plagosurve është serioze, pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa gjashtë në gjendje kritike.

Traverse është një qytet i vogël në veriun e Michiganit, i vendosur përgjatë brigjeve të Gjirit Grand Traverse, në Liqenin Michigan.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbulojnë motivin e sulmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpool rikthehet me forcë në skenë në këtë merkato vere.…