
11 të vdekur dhe 507 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
11 nëntor 2020
| 17:07
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 11 persona si pasojë infektimeve me Covid-19 si dhe janë paraqitur 507 raste të reja.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12 493 që nga fillimi i epidemisë.