11 vjet nga themelimi, BKS gati teknikisht për Kartonin e Gjelbër

06 tetor 2022 | 20:38

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku ka treguar për transformimin e tërësishëm të BKS-së, ka folur për mbylljen e rreth 12 mijë lëndëve si dhe punëve që janë bërë për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër. Por, në këtë 11 vjetor, BKS-ja nuk arriti të marr lajm të mirë për anëtarësim Këshillin e Byrove.

Byroja Kosovare e Sigurimit në një konferencë ndërkombëtare të organizuar të mërkurën në Prishtinë, ka shënuar 11 vjetorin e themelimit.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe Greet Flore, drejtoreshë Menaxhuese e Këshillit te Byrove, presidentja e Këshillit të Byrove, Sandra Shwarz, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, Bankës Qendrore të Kosovës, drejtor të Byrove të vendeve të rajonit nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali Zi, Kroacia, si dhe përfaqësues të kompanive të sigurimeve. 

Drejtori Mazreku në këtë përvjetor ka folur për sukseset e institucionit gjatë mandatit të tij prej 20 muajsh, derisa për të arriturat falënderoi edhe guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmeti.

Mazreku ka treguar për transformimin e tërësishëm të BKS-së, ka folur për mbylljen e rreth 12 mijë lëndëve si dhe punëve që janë bërë për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër. 

Sipas tij janë përmbushur të gjitha kriteret tektonike për anëtarësim në këtë Institucion ndërkombëtar. 

Se janë plotësuar kushtet që Kosova të anëtarësohet në këtë insitusion e ka pohuar edhe Greet Flore, drejtoreshë Menaxhuese e Këshillit te Byrove e cila  sipas komunikatës së BKS-së, ka thënë se në aspektin teknik Byroja Kosovare e Sigurimit ka plotësuar kushtet.

Flore ka folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove, ku ajo gjithashtu ka përmendur faktin edhe të mosnjohjes së targave  të automjeteve nga shumë vende duke e cilësuar këtë si çështje politike.

“Ka pengesa, por ne kemi menduar për një zgjidhje. Një vend tjetër do të ofrojë polisa që të mund të lëvizin qytetarët lirshëm”, ka thënë ajo. 

Ndërkaq, Presidentja e Këshillit të Byrosë, Sandra Shwarz tha se ndonëse ditë feste për Byronë nuk mund të jap lajmin për anëtarësim në Këshill. Ajo ka përmendur një varg pengesash duke e cilësuar këtë proces si jo të lehtë, por që ka premtuar zgjidhje të shpejt. 

Zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi, tha se vendosja e stikerëve ka bërë që të zvogëlohet numri i aksidenteve.

“Ne si Qeveri përcjellim reformat e këtij institucioni dhe mbështesim çdo mundësi bashkëpunimi që të sigurojmë liri të lëvizjes”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani gjatë vizitës në Pragë, në kuadër të…