Këta janë kandidatët e LDK-së për deputetë që humbën vota nga rinumërimi në Malishevë
Këta janë kandidatët e LDK-së për deputetë që humbën vota nga rinumërimi në Malishevë
Po vazhdon procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN), në Malishevë janë rinumëruar 72 kuti nga gjithsejtë 75 kuti apo 96 për qind
Nga Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), këta janë pesë kandidatët që u janë hequr më së shumti votat.
Në vendi e parë është Gëzim Hazrolli, të cilit i janë hequr 321 vota.
Në vendin e dytë është kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, të cilit i janë hequr 62 vota.
Në vendin e tretë është, Xhavit Uka, të cilit i janë hequr 46 vota.
Në vendin e katër është, Esra Myrtezani, të cilës i janë hequr 22 vota.
Në vendin e pestë është, Kujtim Shala, të cilit i janë hequr 17 vota.



