Bie numri i veteranëve që marrin pension, kryetari i OVLUÇK-së tregon arsyet

29 mars 2026 | 15:28

Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë një ndryshim të lehtë në numrin e përfituesve të pensioneve për veteranët e luftës gjatë muajve të fundit.

Sipas statistikave zyrtare, në muajin janar pensione kanë marrë 38 mijë e 63 veteranë, ndërsa në muajin shkurt ky numër ka rënë në 37 mijë e 893 veteranë. Kjo paraqet një ulje prej 170 përfituesish nga një muaj në tjetrin.

Kryetari i OVLUÇK-së, Hyseni Gucati, ka sqaruar për “Front Online” se cilat janë arsyet që bie numri i veteranëve që marrin pension.

Gucati ka deklaruar se numri i veteranëve përfitues është në rënie, duke thënë se kjo lidhet kryesisht me vdekjet dhe ndryshimet në statusin e punësimit.

“Veteranë ka më pakë se vetëm sot i kemi varrosur tre, muajin shkurt dhe mars i kemi varrosur 28 veteranë deri më tash , është numër më i vogël sepse janë duke vdekur dhe arsyeja e dytë sepse disa punojnë në sektorin privat janë duke aplikuar për çështjen e pagës. Rreth 37 mijë marrin paga”, është shprehur Gucati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia do të përballet me Kosovën në një ndeshje kritike…