114 raste aktive me Covid në Kosovë
22 korrik 2021
| 15:16
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 114 raste aktive me Covid.
“Nga 2 577 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 575. Në total numri i rasteve aktive është 114”, ka njoftuar MSh-ja.



