Ministri Lekaj nënshkroi kontratën për projektin e rrugës Mitrovicë-Milloshevë

20 dhjetor 2018 | 14:15

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të enjten ka nënshkruar kontratën për realizimin e punimeve në segmenitin Mitrovicë-Milloshevë, pjesë e projektit të rrugës M2 (Prishtinë-Mitrovicë).

Ministri Lekaj ka theksuar rëndësinë e këtij projekti, që do të ndihmojë në qarkullimin më të lirë të automjeteve në këtë aks rrugor të frekuentuar.

Duke e përgëzuar Njësinë Implementuese për punën e jashtëzakonshme dhe respektimin e afateve kohore kërkoi nga kjo njësi që të vazhdojnë me përkushtimin e deritashëm edhe në detyrat tjera në mënyrë që qytetarëve tanë t’u ofrohen rrugë me standarde dhe cilësi të lartë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë që po afrohen festat e fundvitit, përdorimi i mjeteve…