12 futbollistët që mund të largohen nga Unitedi gjatë verës

21 prill 2022 | 11:53

Manchester United është duke kaluar nëpër një sezon dëshpërues. “Djajtë e Kuq” gjenden në vendin e gjashtë në tabelë dhe rrezikojnë të mbesin jashtë Championsit për sezonin tjetër. Dhe, ky edicion dëshpërues s’do të kalojë pa sanksione dhe ndryshime gjatë verës që vjen.

Tabloidi britanik “The Sun” raporton se klubi nga “Old Trafford” planifikon të bëjë revolucion në ekip për sezonin e ardhshëm, përcjell “Gazeta Express”.

Madje, sipas këtij mediumi, janë plot 12 futbollistë që pritet të largohen nga “Teatri i Ëndrrave” në fund të sezonit.

Bëhet fjalë për lojtarët si: Paul Pogba, Jesse Lingard, Edinson Cavani, Nemanja Matiq, Juan Mata, Lee Grant, Phil Jones, Alex Telles, Aaron Wan-Bissaka, Eric Bailly, Marcus Rashford e Anthony Martial.

E nga shitja e tyre, përpos atyre që do të largohen si lojtarë të lirë, Man Utd planifikon të përforcohet me lojtarë të tjerë. E dyshimtë është edhe e ardhmja e Cristiano Ronaldos tek United.

Ylli portugez po ashtu mund të largohet nga “Old Trafford” nëse ekipi i tij aktual nuk arrin të futet në Top 4 për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë me dije se denoncimi…