
12 ose 19 tetori, datat e pëlqyera nga PDK-ja për zgjedhjet lokale
04 qershor 2025
| 15:06
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë me dije se ka njoftuar presidenten dhe përfaqësuesit politikë se të gjitha datat për mbajtjen e zgjedhjeve lokale janë të pranueshme për të, megjithatë ka shprehur preferencën e tij për 12 ose 19 tetor.
“Unë e njoftova presidenten dhe të pranishmit se të gjitha datat janë të pranueshme. Por preferenca ime ishte 12 ose 19 tetor. Nuk ka shumë dallime te pjesa e datave të partive”, ka deklaruar ai.
Ai ka shprehur pritshmërinë që në ditët në vijim të dekretohet data për zgjedhjet, duke theksuar nevojën për një proces të rregullt dhe demokratik.