12 pacientë me Covid po marrin trajtim në spitalet e Kosovës

29 nëntor 2021 | 10:54

Bazuar në raportet e datës 29 nëntor nga klinikat Covid në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim janë 12 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 23 të tjerë post-covid, pra pasi kanë kaluar Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin…