12 premtimet e 12-shes së PDK-së në Mitrovicë për gratë

08 tetor 2025 | 11:11

Armenda Berani-Shala është kandidate për asambliste e PDK-së në Mitrovicë me numër 12.

Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë publike 12 propozimet – premtime për gratë e Mitrovicës të cilat u kthyen në zotim të kryetarit në ardhje Arian Tahiri.

Poshtë keni 12 premtimet e 12-shes së PDK-së në Mitrovicë, Armenda Berani-Shala:

1. Çdo nënë lehonë do të mbështetet me 500 euro.
2. Lirimi me 50% nga pagesa e legalizimit të pronave kur gruaja është pronare ose bashkëpronare, duke u dhënë atyre më shumë siguri juridike dhe ekonomike.
3. Krijimi i një Ekipi të Veçantë për Ndihmë në Pronësi dhe Trashëgimi, ku gratë do të marrin asistencë ligjore falas për regjistrimin e pronave dhe dokumentacionin përkatës.
4. Shëndetësi Mobile për Gra, që ofron vizita falas në lagjet e qytetit dhe fshatrat për kontrolle bazike shëndetësore, sipas nevojës.
5. Subvencione komunale për çerdhe private, ku një pjesë e tarifës për fëmijët e grave punëtore të mbulohet nga komuna, duke ulur barrën financiare për familjet në nevojë.
6. Transport falas nëpërmjet aplikacioneve digjitale për nxënëset dhe studentet vajza që jetojnë në zonat e thella rurale dhe ndjekin shkollimin në qytet.
7. Kurse falas të Aftësimit Profesional për Gra (IT, dizajn, zejtari, etj), të organizuara nga komuna.
8. Fond Komunal për Bizneset e Vogla të Grave, me grante të vogla ose mjete pune për ato që hapin dyqane, punishte apo biznese online.
9. Programi “Asgjë pa ne” ku do të qasemi me incentiva të veqanta komunale për gratë me aftësi të kufizuara dhe nanat me fëmijë me aftësi të kufizuara.
10. Krijimi i mekanizmave institucional komunal për hartimin dhe zbatimin e iniciativave që avancojnë pozitën e gruas në qytetin tonë
11. Program i veçantë në ndarjen e parcelave bujqësore komunale për gratë që merren me bujqësi, duke ofruar gjithashtu trajnime për teknika moderne të kultivimit.
12. Rubrika digjitale “Gruaja në Komunë”, ku çdo grua mund të paraqesë kërkesa, ide apo ankesa për shërbime komunale dhe të ndjekë online zgjidhjen e tyre.
Për jetësimin e këtyre propozimeve e zotimeve, do të zhvillohen plane të veçantë, që në fillim të qeverisjes së ardhshme në Mitrovicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë miliarder në botë.…