12-shja e Kosovës U16 për FIBA Kampionatin Evropian

06 gusht 2025 | 14:01

Kosova U16 në konkurrencën e meshkujve do të marrë pjesë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B.

Basketbollistët e rinj të Kosovës janë përgatitur maksimalisht për këtë garë. Edhe pse janë në një grup shumë të vështirë, Dardanët e rinj premtojnë më të mirën e tyre. Gyltekin Selimi së bashku me shtabin teknik kanë përzgjedhur 12 basketbollistët që do të përfaqësojnë vendin tonë në këtë garë evropiane.

Kosova është në grup me Holandën, Kroacinë, Danimarkën, Islandën dhe Ukrainën. Ky Kampionat mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore nga 7 deri më 16 gusht.

Lista e basketbollistëve: Diar Libusha, Lis Mehmeti, Enes Gashi, Arbiol Dervisholli, Almir Dullovi, Blin Aliu, Unik Ahmeti, Etik Asllani, Erjon Bajrami, Kushtrim Gashi, Egzon Fazliu, Albion Syla. Kryetrajner: Gyltekin Selimi kurse ndihmëstrajnerë: Laurant Ibrahimi dhe Driton Rraci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humanisti Halil Kastrati ka ftuar qytetarët të bashkohen sa më…