12-shja e PDK-së në Mitrovicë: Dy gjenerata, një qëllim: Mitrovica

29 shtator 2025 | 11:32

Kandidatja e PDK-së për asamble komunale në Mitrovicë, me numër 12, Armenda Berani-Shala, ka thënë se kryetari Bedri Hamza, me trashëgiminë e qeverisjes së mirë, ia dorëzon stafeten e përgjegjësisë Arian Tahiri, kryetarit në ardhje të Mitrovicës që sjell energji të reja dhe vizion për të ardhmen.

“Ky është shembulli i vërtetë se politika nuk është garë brezash, por një vazhdimësi ku përvoja dhe idealizmi bashkohen me pasionin dhe përgjegjësinë për ta bërë qytetin tonë vend për jetë, punë dhe zhvillim. Mitrovica do zhvillohet, e bashkuar në të shkuarën dhe të ardhmen e saj. #PDK191 #armendaberanishala 12”, ka shkruar në “Facebook” Berani-Shala.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ousmane Dembele ka arritur të kurorëzojë me fitimin e Topit…