
12 të vdekur dhe 766 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut
17 janar 2022
| 16:53
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 3 748 teste të kryera janë regjistruar 766 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 486 pacientë.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 12 viktima.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 245 398 raste, prej të cilëve 220 886 janë shëruar, kurse 8 115 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 16 397 raste aktive me koronavirus.