
12 të vdekur nga Covidi në Kosovë
03 prill 2021
| 15:08
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundit 12 pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (88, 83, 79, 72 vjeç), Ferizaj 3 raste (81, 75, 71 vjeç), Pejë 2 raste (85, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (61 vjeç), Kamenicë 1 rast (84 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (72 vjeç).
Numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1 mijë e 906 viktima.