12 të vrarë në sulmin në Mikolajiv

30 mars 2022 | 11:26

Sulmi ajror ndaj një ndërtese administrative në qytetin-port ukrainas të Mikolajivit ka vrarë 12 persona dhe ka lënë të plagosur pothuajse 30 të tjerë, thanë zyrtarët ukrainas.

Sulmi ajror ka ndodhur më 29 mars.

Kryetari i Mikolajivit, Oleksandr Senkevych, ka thënë për “BBC”-në se në këtë ndërtesë qeveritare nuk ka pasur personel ushtarak, por “vetëm roje dhe njerëz të tjerë, që janë punëtorë administrativ”.

Senkevych ka thënë se mendon se forcat ruse mund të kenë pasur për shënjestër guvernatorin rajonal, Vitaliy Kim, që nuk ka qenë në ndërtesë në momentin e sulmit.

“Aktiviteti i tij mediatik natyrisht e nuk u ndihmon rusëve dhe moralit të trupave të tyre, prandaj mendoj se ai sulm ishte për të”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inflacioni në Spanjë ka arritur në nivelin më të lartë…