120 milionë euro për tekat e deputetëve

28 tetor 2025 | 16:28

Gazetari Astrit Gashi ka thënë se Kosova po jeton një absurditet të rrallë kur rrezikon katër palë zgjedhje brenda një viti.

Ai ka shkruar në “Facebook” se “120 milionë euro për tekat e deputetëve”.

“Një rekord që nuk matet në vota, por me shpenzimet absurde të një klase politike që e ka harruar përgjegjësinë. Rreth 120 milionë euro të buxhetit publik do të digjen për tekat dhe ambiciet e deputetëve, të cilët nuk e shohin qytetarin si partner, por si spektator të teatrit të tyre që tashme po duket si cinik”, ka shkruar Gashi.

“A e ka Kosova luksin të shpenzojë kaq shumë para për tekat e analfabetëve funksionalë të veshur si deputetë? Në vend që të qeverisin, këta përfaqësues e shndërrojnë votën në vegël për të mbrojtur privilegjet personale. Kur kjo aftësi shkelet, qytetari lodhet, humbet besimin dhe durimi i tij ka kufi. Kosova nuk mund të vazhdojë të digjet për tekat e deputetëve. Kush mendon se mund të vazhdojë të luajë me durimin e qytetarit, rrezikon të humbasë besimin e popullit!”, ka shkruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Gjakovës njofton me krenari…