‘120 rroga, 0 përgjegjësi’, performancë simbolike kundër bllokadës së Kuvendit

27 maj 2025 | 11:01

Organizatat e shoqërisë civile kanë zhvilluar një performancë simbolike para Kuvendit të Kosovës, për të shprehur pakënaqësinë ndaj bllokimit të procesit të konstituimit të këtij institucioni.

Aksioni simbolik është organizuar në prag të përpjekjes së 22-të për konstituimin e Kuvendit.

Para hyrjes së Kuvendit janë vendosur ulëse që simbolizonin sallën plenare, ndërsa mbi to ishin vendosur pankarta me mesazhe që, sipas organizatorëve, pasqyrojnë papërgjegjësinë e deputetëve.

Disa nga mesazhet e vendosura në karriget simbolike ishin: “120 rroga, 0 përgjegjësi”, “Deri kur?”, “Cirku i demokracisë”, “Ky nuk është serial – është shteti ynë”, “Për çka ju kemi zgjedhur?”. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari,…