
126 raste aktive me Covid në Kosovë
23 korrik 2021
| 15:00
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 126 raste aktive me Covid.
“Nga 2 267 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 582. Në total numri i rasteve aktive është 126”, ka njoftuar MSh-ja.