“13–14 vota të LDK-së”, Sadiku ironizon Kurtin: Koncentrohu, 63 + 13 bëjnë 76, duhen 80 vota për Feriden Presidente
Ermal Sadiku, nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka komentuar deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti, për sigurimin e nënshkrimeve për një kandidat, cilido qoftë ai për të kandiduar për President.
Sipas Sadikut, edhe po të ofrohen listat e nënshkrimeve s’do të bëhej kuorumi.
Sadiku iu është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se 63 deputetë + 13 deputetë bëjnë 76, teksa për kuorum për presidentin nevojitet prezenca e 80 deputetëve, shkruan Insajderi.
“Përbesë, e ka humbur komplet arsyen. Po thotë: I kam 63 vota në sallë. Le të m’i sjellë LDK-ja edhe 13 ose 14 sa t’i kenë dhe e zgjedhim Feriden presidente. Po s’bëhet, o Albin. 63 + 13 bëjnë 76. Të duhen 80. Një kohë kërkoje 85. Pastaj 90. Koncentrohu, more… kuku”, ka deklaruar Sadiku.



