13.5 milionë myslimanë shkuan për pelegrinazhin e Umres në Arabinë Saudite

09 janar 2024 | 11:54

Më shumë se 13.5 milionë myslimanë kanë kryer pelegrinazhin e Umres në vitin 2023, numri më i madh i pelegrinëve ndërkombëtarë që kanë kryer ndonjëherë këtë ritual. Kështu ka bërë me dije ministri i Mbretërisë së Haxhit dhe Umres, dr. Tawfiq al-Rabiah.

Vitin e kaluar ka pasur një rritje prej 58 për qind të pelegrinëve, me një total prej pesë milionë pelegrinëve më shumë se vitin e kaluar, ka thënë ministri, shkruajnë mediet e huaja.

“Kam kënaqësinë të ndaj një lajm të mirë dhe të paprecedentë. Numri më i madh i pelegrinëve të ardhur nga jashtë Mbretërisë në vitin 2019 ishte 8.5 milionë. Këtë vitit (2023) dhe në dritën e lehtësive të prezantuara nga udhëheqja e Mbretërisë, numri u rrit në 13,550,000 milionë pelegrinët e Umres”, ka thënë ai.

Umra është një pelegrinazh në Mekë në Arabinë Saudite, i cili mund të bëhet në çdo kohë të vitit, ndryshe nga Haxhi, i cili ka data specifike.

Sipas al-Rabiah, vendi ka bërë përmirësime të konsiderueshme për të zhvilluar infrastrukturën e vendeve të shenjta përmes projekteve që kanë kaluar 1.3 miliard dollarë.

Disa nga zhvillimet përfshijnë shtimin e 150 000 njësive të reja të ajrit të kondicionuar për të ndihmuar pelegrinët të kryejnë ritualin gjatë muajve të nxehtë të verës dhe më shumë se 14 000 tualete dhe zona banje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atmosferë e shkëlqyer ishte te Përfaqësuesja A e Kosovës në…