13 raste të reja me koronavirus dhe 4 të shëruar

02 qershor 2020 | 19:52

Trembëdhjetë raste me koronavirus janë konfirmuar të martën. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të martën janë shëruar katër pacientë me COVID-19, kurse numri i të shëruarve ka shkuar në 847.

Të martën janë testuar 193 mostra. IKSHPK-ja nuk ka njoftuar për vendet prej nga vijnë të infektuarit.

Gjithsej në Kosovë prej 8 shkurtit deri më 2 qershor janë testuar 15.333 persona. Numri i rasteve pozitive është rritur në 1123 kurse kanë vdekur 30 persona. Të gjithë kanë pasur sëmundje shoqëruese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK- së, Avdullah Hoti,…