13-shi i AAK-së, Amir Mamusha kandidat për asambleist në Gjakovës

22 gusht 2025 | 19:52

I riu Amir Mamusha ka kandiduar për asambleist në komunën e Gjakovës. Mamusha garon me numrin 13 në listën zgjedhore të AAK-së, perkrahë kandidatit për kryetar komune, Ardian Gjini.

Kandidati për asamble, Amir Mamusha përkes “Facebook”, ka bërë të ditur se ka vendosur të kandidoj në zgjedhjet lokale të datës 12 tetor 2025, si pjesë e ekipit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i rreshtuar pranë kryetarit Ardian Gjini, për të çuar përpara punët e mira që kanë nisur për komunën tonë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës sonë, me përkushtim dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj së ardhmes së përbashkët, kam vendosur të kandidoj në zgjedhjet lokale të datës 12 tetor 2025, si pjesë e ekipit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i rreshtuar pranë kryetarit Ardian Gjini, për të çuar përpara punët e mira që kanë nisur për komunën tonë. Unë jam Amir Mamusha, një aktivist dhe zë i vazhdueshëm i qytetarisë aktive dhe angazhimit të sinqertë. Kam qenë pjesë e shoqërisë civile për më shumë se një dekadë. Organizator i shumë iniciativave që kanë pasur për qëllim fuqizimin e komunitetit, përfshirjen rinore dhe përmirësimin e jetës qytetare.Kjo kandidaturë është një vazhdimësi e natyrshme e rrugës sime, një hap i qëllimshëm për të kontribuar edhe më shumë – tashmë në një nivel më të lartë të vendimmarrjes lokale. Synimi im është i qartë: të fitoj besimin tuaj për t’iu shërbyer me ndershmëri, përkushtim dhe vizion – gjithnjë në frymën e punës së palodhshme të kryetarit Ardian Gjini, i cili ka dëshmuar se puna dhe përkushtimi janë themeli i zhvillimit të qëndrueshëm të Gjakovës. Faleminderit për mbështetjen tuaj!                                   

Amir Mamusha #13

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dënuar ndërhyrjet politike ndaj…