13-shja e PDK-së në Pejë: Kush është, pse u kthye nga ShBA dhe çfarë e shtyu të kandidojë për asamble

09 tetor 2025 | 20:47

Dr. Sc. Antigona Gashi, kandidate për asambliste e PDK-së në Pejë, me numër 13, në një intervistë për Kanal10, ka folur për angazhimin e saj në politikë në Kosovë, në PDK, për garën në Kuvendin Komunal të Pejës për zgjedhjet e 12 tetorit, për ambiciet e saj dhe për kapacitetin që ka për t’i dhënë Pejës një zhvillim më të mirë.

“Pjesën më të madhe të jetës, diku 30 vite jetova në Amerikë, më së shumti në Nju-Jork. Në dy vitet e fundit jam në Kosovë”, ka treguar ajo, duke theksuar se është doktore e shkencave në Lidership Ekzekutiv dhe Drejtësi.

Ajo ka thënë se u kthye nga ShBA për dashurinë që ka për vendin e saj.

Gashi ka thënë se si asambliste angazhimi saj do të jetë në zhvillimin ekonomik, arsim, shëndetësi e sektorë të tjerë.

“Dua të bëjë më të mirën e Pejës, qytetarëve të mi”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se Pejës i duhet një lidership efektivë që nuk bënë përçarje.

Dhe ka treguar arsyen pse i është bashkuar PDK-së. “PDK-ja është një parti që krijon mundësi, është një derë e hapur për të gjithë, sidomos për të rinjtë nga diaspora”.

Ajo ka theksuar se do të jetë një derë e hapur për problemet e qytetarëve në Kuvendin Komunal të Pejës.

Gashi ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të Pejës më 12 tetor që të jetë zëri i tyre në Kuvendin Komunal të Pejës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtar i lartë i Hamasit shpall fundin e luftës dhe…