13-shja e PDK-së në Pejë me mesazh urimi e përkujdesje për Ditën e të Moshuarve

01 tetor 2025 | 20:06

Data 1 tetor njihet si Dita Botërore e të Moshuarve.

Kandidatja për asamble në Komunën e Pejës nga radhët e PDK-së me numër 13, Dr. Antigona Gashi, ka uruar të moshuarit për këtë ditë, duke theksuar se do të jetë zë i tyre në asamblenë komunale.

“Sot në Ditën e të Moshuarave si kandidate për asamble komunale, të gjithë të moshuarve ua urojë Ditën e të Moshuarve dhe u dëshirojë shëndet dhe mirëqenie në jetë”, ka thënë ajo.

Shqiptaro-amerikanja nga Peja, thotë se të moshuarit në vitet më të vështira të jetës së tyre, duan dashuri dhe respekt.

Gashi ka thënë se do të ngrisë zërin edhe në kuadër të partisë ku vepron për përkujdesje më të mirë dhe pensione me të mira për të moshuarit.

“Unë do të jem zëri i tyre në asamblenë komunale”, ka thënë Gashi, e cila në zgjedhjet lokale të 12 tetorit synon ulësen e asamblistes në Kuvendin Komunal të Pejës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga PDK, Petrit…