
13-shja e PDK-së në Pejë: Përkrah liderit të fitoreve kombëtare dhe atij që më rriti dhe edukoi
10 tetor 2025
| 21:52
Kandidatja për asambliste e PDK-së në Pejë, me numër 13, Antigona Gashi, ka postuar një fotografi në rrjetet sociale me babanë e saj dhe Xhavit Halitin.
Ajo mbi ketë foto ka shkruar: “Përkrah liderit të fitoreve kombëtare, Xhavit Haliti, dhe personit më të veçantë, më të dashur në botën time – atij që më rriti dhe më edukoi në frymën e patriotizmit shtetëror, kushtetutshmërisë dhe dashurisë për atdheun. Vlera këto që më kthyen të jap përkushtimin tim për Pejën dhe Kosovën më mirë. Faleminderit, babi im – z. Shaban Gashi”, ka shkruar Gashi.