
13-shja e PDK-së në Pejë takohet me Grabovcin: Frymëzim nga një pjesë e gjallë e historisë së Kosovës
Kandidatja e PDK-së për Asamblenë Komunale në Pejë, Antigona Gashi, është takuar me ish-deputetin Adem Grabovci.
Gashi, e cila garon me numrin 13 në listën e PDK-së në Pejë, ka theksuar: “Një kafe me peshë të veçantë pihet me njerëz që kanë bërë histori. Adem Grabovci është një pjesë e gjallë e historisë së Kosovës – nga rruga drejt lirisë, deri te shpallja e pavarësisë. Shembulli i tij i sakrificës dhe përkushtimit ndaj atdheut është frymëzim për mua dhe për brezin tim”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo ka shtuar se edukimi në frymën e atdhedashurisë i ka dhënë besimin dhe guximin që sot të garojë për Asamblenë Komunale të Pejës.
“Me mbështetjen tuaj, unë do të punoj me përkushtim për qytetin tonë, duke sjellë zhvillim, projekte konkrete dhe përfaqësim të denjë për Pejën”, ka përfunduar Gashi.
Linku i postimit👇
https://www.facebook.com/share/p/17rKXcdvxA/