13-vjeçari nga Shqipëria zhduket në Kosovë, dyshohet se po lëviz me veturën që ia vodhi babait
06 janar 2026
| 20:06
Një i mitur nga Shqipëria raportohet se është zhdukur në Kosovë, ndërsa po lëviz me veturën e vjedhur të babait të tij.
Mariglen Dauti, 13-vjeçar nga Hasi, është larguar nga shtëpia e tij gjatë ditës së djeshme, dhe për herë të fundit është parë në dalje të qytetit të Pejës.
Familjarët kanë kërkuar ndihmë urgjente, që kushdo që ka informacione, të lajmërohet në Policinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, apo në numrin e familjes: +355 69 617 5029.



