13 vjet më parë kur i kishte fituar zgjedhjet PDK-ja, Dick Marty kishte publikuar raportin e tij kundër UÇK-së

12 dhjetor 2023 | 15:57

Trembëdhjetë vjet më parë, më 12 dhjetor 2010 është bërë publik raporti i Dick Martyt kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe krerëve të saj, raport i cili ishte bazë për themelimin e Gjykatës Speciale të Dhomave të Specializuara të Hagës. E në këtë datë të këtij përvjetori Ilir Tahiri, djali i heroit të kombit, Avdullah Tahiri, e ka lidhë me shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2010, ku në këto zgjedhje , fitues kishte dalë Partia Demokratikë e Kosovës, që drejtohet nga Hashim Thaçi.

” Më 12 dhjetor të vitit 2010 (13 vjet më përpara), pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe fitores së PDK-s, u bë publik raporti i Dik Martit kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky raport i bazuar në trillime, sajesa dhe legjenda u bë shkaku kryesorë për themelimin e Gjykatës Speciale.”, ka shkruar ndër tjera Tahiri.

Postimi i plotë i tij:

Më 12 dhjetor të vitit 2010 (13 vjet më përpara), pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe fitores së PDK-s, u bë publik raporti i Dik Martit kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky raport i bazuar në trillime, sajesa dhe legjenda u bë shkaku kryesorë për themelimin e Gjykatës Speciale.

Se raporti i Dik Martit ishte dhe vazhdon të mbeten gjueti e pastër kundër UÇK-së, çdo ditë e me shumë po vërtetohet, në bazë të skandaleve të bëra publike gjate procesit te ndërtimit te gjykatës dhe gjate zhvillimeve pas arrestimit te krerëve te UÇK.

Se Dik Marti ishte viktimë e agjenturave serbe e ruse, u pa kur u zbulua tentimi për ta vrarë nga sigurimi serb. Viktima të këtij procesi janë edhe prokurorët dhe gjykatësit, të cilët janë pjese e këtij procesi të ndytë që po behët kundër Kosovës. Viktimë e këtij procesi është edhe avokati (i ndjerë), Andrew Strong.

Viktima të këtij procesi të trilluar nuk janë vetëm krerët dhe ushtarët e UÇK-së, ata të cilët kishin vendosur ta sakrifikojnë jetën për lirinë tonë që po e gëzojmë që nga qershori i vitit 1999.

Se ata janë krenarë, më shumë se ne, e kam parë gjatë vizitës në Hagë. Të vetmen brengë që kishin, ishte Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se Gjykata Kushtetuese vendos nëse…