13 VJET NGA NDARJA E HAZIR SYLË KELMENDIT I MBIJETUAR I MASAKRËS SË TIVARIT

25 nëntor 2021 | 19:59

Vllaznim Kelmendi

Hazir Sylè Kelmendi,i mbijetuari i masakrès sè Tivarit

Nga gjiri popullit shqiptar dolën shumë atdhetarë të kohës të cilët nuk kursyen mundin as jetën për kauzën tonë të drejtë kombëtare .

E nga këta emra të njohur vlenë ta përmendim Hazir Sylë Kelmendin nga Ruhoti i Pejës.
Bashkë me shumë emra përjetoi dhe i mbijetoi masakrës së tmerrshme të Tivarit.

Hazir Kelmendi u lind në vitin 1925 në një familje malësorësh në Haxhaj të Rugovës, i cili më pas jetoi në Ruhot bashkë me familjarët.

Që në moshë të re, pa dëshirën e tij hyri në radhët e partizanëve të cilët në vitin 1945 kaluan Kosovën dhe Shqipërinë në këmbë deri në Tivar, aty ku i mbijetoi tmerrit të masakrës famëkeqe të Tivarit, në të cilën humbën jetën shumë shqiptarë të pafajshëm.

Mes jetës dhe vdekjes, Hazir Kemlendi dhe disa bashkëatdhetarë ishin dëshmitarë të tmerrit, duke mos e ditur se a do dalin të gjallë.
Nga kjo ngjarje ai rrëfeu momente nga të cilat lotët dhe dhimbja nuk e lënë askënd anash.
Atë ditë për të cilën baci Hazir rrëfente mes lotësh, u masakruan rreth 4 mijë shqiptarë nga forcat barbare serbo-malazeze.

Vuajtjet dhe torturat mbi supet e këtij malësori nuk kishin të ndalur.
Forcat e udhëhequra nga krimineli Rankoviq burgosën mijëra shqiptarë, mes të cilëve edhe Hazir Kelmendin.
I rrahur dhe i maltretuar 5 ditë, doli burrërisht dhe më i fortë se kurrë për të vazhduar jetën dhe shkollimin e fëmijëve të tij.
Pas një sëmundje të gjatë dhe shumë vuajtjeve të pamëshirshme që i solli jeta, Hazir Kelmendi ndërroi jetë me 27 nëntor 2008, duke lënë pas frymën atdhetare dhe malësore tek fëmijėt e tij të cilët sot ecin krenarë nëpër botë.
Fëmijët e tij nuk e harrojnë mundin e babait i cili pavarësisht sfidave i shkolloi dhe edukoi që emri i tyre sot të jetë i njohur dhe i nderuar në mbarë Kosovë, Malësi dhe Diasporë.
I qoftë i lehtë dheu i tokës së Kosovës, atdheut që e deshi me zemër.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Xhemajl Selmani,…