13 vjet nga vdekja e Xhavit Hoxhës, Grabovci: Jam krenar që e kisha mik dhe bashkëluftëtar
Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka përkujtuar veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Xhavit Hoxha, në 13-vjetorin e vdekjes së tij.
Grabovci ka thënë se është krenar që e kishte mik dhe bashkëluftëtar Xhavit Hoxhën, raporton “Epoka e re”
“Sot bëhen 13 vite që prej se u nda fizikisht nga ne Xhavit Hoxha, ish i burgosur politik, njëri nga veprimtarët më të zellshëm të çështjes sonë kombëtare. Jam krenar që e kisha mik të mirë, bashkëveprimtar në LPK dhe bashkëluftëtar në UÇK për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Do ta ruaj përjetësisht kujtimin dhe respektin për të. Xhavit Hoxha është njëri nga ata që duhet të kujtohet dhe nderohet nga i gjithë Kombi ynë”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.




