13,186 raste aktive me koronavirus në Kosovë

15 prill 2021 | 08:15

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 99.536 raste nga 486.970 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.022 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 737 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 84.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.186.

Ndryshe, nga 7 prilli kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCovid-19.

Ndërkaq, një ditë më parë Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka mbajtur sot takimin online lidhur me situatën me Covid-19 nëpër komuna, ndërsa kanë kërkuar heqjen e kufizimit për qarkullim dhe hapjen e gastronomisë.

Në këtë takim u tha se ka mungesë të komunikimit të mirëfilltë ndërmjet nivelit qendror dhe lokal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sfidën Crvena Zvezda – Milan, e vlefshme për raundin…