14 mjekë italianë, viktima të COVID 19
22 mars 2020
| 08:17
Italia është shteti që më së shumti po vuan nga pandemia COVID 19.
Dje u raportua një numër rekord i vdekjeve, rreth 800 për 24 orë. Ndër ta ka personel mjekësor. Janë 14 mjekë që kanë vdekur deri tani në Itali pas infektimit me virusin COVID-19 nga pacientët.
I fundit që vdiq ishte dr. Franco Galli, mjek i përgjithshëm në Medole, Mantua, njofton “Sky Italy”.



