14 Qershori – Hajdar Beqa me bashkëpartiakët e PDK-së nderojnë Ditën e Çlirimit të Gjakovës

14 qershor 2025 | 12:19

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa me bashkëpunëtor kanë bërë homazhe në nderim të të gjithë burrave dhe grave që luftuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Ky nderim është bë në ditë e çlirimit të qytetit të Gjakovës.

Njoftimi i plotë:

Urime 14 Qershori – Dita e Çlirimit të Gjakovës!

Sot, me rastin e kësaj dite të shënuar, së bashku me strukturat e Degës së PDK-së dhe me bashkëluftëtarët, bëmë homazhe në nderim të të gjithë burrave dhe grave që luftuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

14 Qershori është simbol i rezistencës dhe i guximit të qytetarëve të Komunës sonë – një ditë e lavdishme që na kujton çmimin e lartë të lirisë.

Ne jemi të përkushtuar që amaneti i tyre të mos harrohet, dhe që përpjekjet tona të vazhdojnë, me një ndër prioritetet më të rëndësishme: zbardhja e fatit të personave të pagjetur të Komunës së Gjakovës.

Përjetësisht mirënjohës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lavdi dhe nderime për të gjithë Martirët, Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit🙏

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar në Tanaka Akihiko, kryetarin e…