
145 pacientë me Covid po trajtohen në spitalin e Pejës
13 dhjetor 2020
| 11:42
145 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Në njoftimin e publikuar në faqen e spitalit në “Facebook” nga spitali thuhet se tre pacientë janë në Respirator (CPAP), 104 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 21 pacientë janë në gjendje më të rëndë.