
15 minuta pritje për të hyrë e dalë nga Kosova
03 gusht 2025
| 09:25
Qendra për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e të dhënave për gjendjen në pikat kufitare.
Sipas kësaj qendre, situata këtë mëngjes paraqitet e qetë.
Pika më e ngarkuar është ajo e Vërmicës që për të hyrë në Kosovë, pritjet shkojnë deri në 15 minuta.
Derisa në Merdarë dhe Muçibabë, pritjet për të hyrë në vendin tonë nuk shkojnë mbi 10 minuta.
E për të dalë nga Kosova, pika më e ngarkuar është Dheu i Bardhë me 15 minuta pritje.